AKTUALE

Deputetja e Bdi-së, Rina Ajdari: Integrimi në BE, rruga për më shumë mundësi për të rinjtë

Banner

Deputetja e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Rina Ajdari, mori pjesë sot në panelin diskutues të organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, me temë: “Nga premtimet te realiteti – sa po ndryshon politika jetën e të rinjve”.

Gjatë fjalës së saj, Ajdari theksoi se orientimi strategjik drejt Bashkimit Evropian nuk është vetëm një aspiratë politike, por një rrugë konkrete për përmirësimin e standardeve të jetesës për të rinjtë. Ajo nënvizoi se politikat e deritanishme kanë ndikuar në forcimin e stabilitetit, avancimin e barazisë dhe krijimin e mundësive të reja për arsimim dhe zhvillim profesional.

Sipas saj, të rinjtë sot kanë më shumë hapësirë për pjesëmarrje aktive dhe një perspektivë më të qartë për të ardhmen në vend, megjithatë sfidat mbeten të pranishme. Ajdari përmendi papunësinë e të rinjve, emigrimin dhe pasigurinë ekonomike si çështje që kërkojnë politika të qëndrueshme dhe të zbatueshme.

Ajo theksoi se përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse është thelbësore për ndërtimin e politikave efektive, duke shtuar se rruga nga premtimet deri tek realizimi kërkon përkushtim, punë dhe vizion të qartë.
Në fund, deputetja Ajdari theksoi se synimi mbetet krijimi i kushteve që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend, përmes integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe mundësive reale për një jetë të dinjitetshme.

Ja postimi plotë:

E nderuar që sot, me ftesë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, bashkë me kolegë deputet mora pjesë në panel diskutimin me temë: “Nga premtimet te realiteti – sa po ndryshon politika jetën e të rinjve”.

Në fjalën time theksova që më shumë se kurrë, është e rëndësishme ta themi zëshëm se orientimi strategjik drejt Bashkimit Evropian nuk është thjeshtë një aspiratë politike por një rrugë konkrete për të garantuar standarde më të mira jetese për të rinjtë. Politikat e mirëfillta kanë kontribuar në forcimin e stabilitetit, avancimin e barazisë dhe krijimin e mundësive të reja për arsimim dhe zhvillim profesional dhe të rinjtë sot duket se kanë më shumë hapësirë për pjesëmarrje dhe një perspektivë më të qartë për vendin. Megjithatë, sfidat vazhdojnë të ekzistojnë. Papunësia e të rinjve, emigrimi dhe pasiguria ekonomike janë realitete që kërkojnë politika të qëndrueshme dhe të zbatueshme.

Ne si shoqëri dhe si shtet nuk mund të ndërtojmë politika për të rinjtë pa i përfshirë ata drejtpërdrejtë në proceset jetike për mirëqenien e përgjithshme.
Rruga nga premtimet deri tek realiteti nuk është gjithmonë e lehtë. Por është një rrugë që kërkon përkushtim, punë dhe vizion të qartë. E ky vizion është i qartë: integrim në Bashkimin Evropian, zhvillim ekonomik dhe mundësi reale për të rinjtë.
Përgjegjësia jonë është që t’u krijojmë kushte që ata të mos e kërkojnë të ardhmen diku tjetër, por ta ndërtojnë atë këtu. Të rinjtë kërkojnë vetëm mundësi për një jetë të ndershme.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti përqafim me Ramën në Prishtinë: Nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen familjet e bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë

Gjyla Halili

Mexhiti nga Berlini: Investimet e hujaja mundësi e artë për ritjen e standartit jetësorë

Gjyla Halili

Anketa e MKD.mk: VMRO bindshëm e para me 21.5%, VLEN 5,5%, BDI 5,4% dhe LSDM 3,9%! Mickoski dhe Ahmeti, më të besueshmit

Gjyla Halili