AKTUALE

Shoqata “Malësia” në Kaliforni shpreh mbështetje për Kosovën

Shoqata “Malësia” në Kaliforni ka përcjellë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për Kosovën në prag të ndeshjes së sontme, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe krenarisë kombëtare.

Përmes një reagimi publik, përfaqësuesit e shoqatës u shprehën se kjo natë nuk është thjesht një përballje sportive, por një moment që bashkon shqiptarët anembanë botës. Sipas tyre, zemrat e shqiptarëve rrahin njëzëri për Kosovën, duke reflektuar lidhjen e fortë shpirtërore dhe kombëtare me vendlindjen.

“Në fushë janë djemtë tanë, por pas tyre qëndron një komb i tërë,” thuhet në mesazhin e shoqatës, duke nënvizuar mbështetjen e palëkundur të diasporës.
Shoqata “Malësia” i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ta bëjnë këtë natë të paharrueshme, duke qëndruar të bashkuar dhe duke mbështetur ekipin me krenari dhe besim.

Ky reagim është një tjetër dëshmi e rolit të rëndësishëm që diaspora shqiptare luan në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në përkrahjen e Kosovës në çdo arenë.

Forca Kosovë!

Ja postimi plotë:

Sonte nuk ka thjesht një ndeshje… sonte është një betim i heshtur i një populli që nuk është dorëzuar kurrë.

Anembanë botës ku ka shqiptarë sonte zemrat rrahin për një emër të vetëm – Kosovë. Për flamurin që valon me krenari, për historinë që po shkruhet me djersë dhe shpirt.

Në fushë janë djemtë tanë, por pas tyre qëndron një komb i tërë.

Le ta bëjmë këtë natë të paharrueshme.
Le të fitojë zemra, krenaria dhe besimi!
Forca Kosovë! 🇽🇰🇦🇱

Shoqata “Malësia” Kaliforni

Banner

Related posts

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

BDI, Diana Toska dhe Shkodrane Dardhishta në pozicione të “sigurta” për deputete

Gjyla Halili

Femi Iseni zgjidhet shef i shtabit qendror të PDE

Gjyla Halili