AKTUALE

Mark Gjonaj në krye të organizimit: Bronx-i vishet kuqezi për ndeshjen Kosovë–Turqi

Banner

Një organizim i veçantë për tifozët shqiptarë do të zhvillohet në Bronx, ku komuniteti do të mblidhet për të ndjekur ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë.

Eventi “Watch Party” për përballjen Kosova 🇽🇰 – Turqia 🇹🇷 do të mbahet të martën, më 31 mars, duke filluar nga ora 14:00, në kryqëzimin e Crescent Ave dhe Adams Place në Bronx, pranë Arthur Avenue dhe rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Way”.

Organizimi është falas dhe i hapur për të gjithë qytetarët, me synimin për të bashkuar komunitetin shqiptar në mbështetje të ekipit kombëtar të Kosovës, të njohur si Dardanët.

Pjesëmarrësit inkurajohen të sjellin flamujt dhe të krijojnë një atmosferë festive dhe energjike gjatë ndeshjes.
Nisma është promovuar nga Mark Gjonaj, i cili ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët dhe miqtë e komunitetit shqiptar që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti sportiv dhe shoqëror.

Ky organizim pritet të mbledhë një numër të madh tifozësh dhe të shërbejë si një moment bashkimi për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Banner

Related posts

Ziadin Sela ndahet nga AKI-ja dhe Fronti Europian

Gjyla Halili

“Xherma i jep zemër fitores – Bajram Rexhepi pritet me entuziazëm!”

Gjyla Halili

Dy kërçovar do përballen për deputet në zonën 5.Nga BDI Musa Xhaferri dhe Dr Valbona Adili-Emini nga Lëvizja Besa….

Gjyla Halili