AKTUALE

Skandal me deponinë në Kërçovë, reagon ashpër BDI

MASHTRIM PUBLIK NË MES TË KËRÇOVËS ❗

Aleksandar Jovanovski erdhi në pushtet mbi gënjeshtra. Në tetor 2025 premtonte me zë të lartë se “turpi” i deponisë së egër do të zhdukej menjëherë. Thoshte se kishte zgjidhje, fizibiliti studim, plan konkret.

Më 21 dhjetor 2025, përmes Facebook-ut, shpalli “fillimin” e dislokimit dhe pretendoi se mbeturinat po dërgohen në “Rusino”.

Sot, 27 mars 2026 – e vërteta është brutale:
📍 Deponia është ende aty
📍 Mbeturinat janë shumëfishuar
📍 Asgjë nuk është dislokuar

Pra, jo vetëm që nuk ka zgjidhje, ka vetëm një mashtrim të hapur ndaj qytetarëve!

Ky është i njëjti njeri që gjatë fushatës akuzonte dhe shpifte kundër udhëheqjes së mëparshme, duke e quajtur këtë situatë “turp”.
Sot, ai nuk është më komentues, është përgjegjësi kryesor i këtij turpi.

Dhe turpi sot është më i madh se kurrë.

Ku janë premtimet?
Ku është studimi?
Ku është dislokimi që e reklamonte si të përfunduar?

E vërteta është e thjeshtë:
👉 Jovanovski nuk ka pasur as plan, as zgjidhje, vetëm propagandë për vota.

Kjo nuk është paaftësi e zakonshme.
Kjo është mashtrim i pastër politik.

Dhe në fund një pyetje për Ministrinë e Punëve të Brendshme në Kërçovë:

A do të ketë padi penale edhe për Aleksandrin dhe Bojanin?
Apo për ta nuk vlejnë ligjet?
Apo për të pasur “privilegjin” që të të bëjë padi penale MPB, duhet emrin ta kesh Fatmir ose Zenel?

Kërçova nuk harron. Dhe qytetarët nuk janë naivë.

BDI – Dega Kërçovë do të vazhdojë ta ekspozojë çdo gënjeshtër dhe çdo standard të dyfishtë.

Banner

Related posts

Ministri Osmani i bën thirrje presidentit Pendarovskit që të thirr Këshillin e Sigurisë

Gjyla Halili

“Treni bullgar”, VLEN nesër padit anëtarin e Këshillit Zgjedhor në Likovë

Gjyla Halili

Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik u ul për 4,7 p.p. vazhdojmë me konsolidimin fiskal dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike

Gjyla Halili