AKTUALE

AGIM RASHITI DEMONSTRUESI I PARË NË GJILAN QË RA PËR LIRINË E KOSOVËS

Banner

Gjilani nuk njeh rast tjetër të vrasjes në demonstratë kundër Serbisë pushtuese!

Dëshmori i Kombit Agim Rashiti është i pari!
Agimi mbetet shqiptari i parë në këtë qytet që u vra gjatë demonstratave, duke u bërë kështu një nga gurët e parë në themel të rezistencës kundër padrejtësisë dhe shtypjes pushtuese serbe në Kosovë!

Më 27 Mars të viti 1989, në kulmin e tensioneve politike dhe shtypjes së egër serbe në Kosovë, shqiptari liridashës Agim Rashiti, doli në rrugë bashkë me popullin e tij, me guxim dhe vendosmëri, demonstroi si luan i vërtetë!
Aty, në mesin e demonstruesve, ai u përball me dhunën e egër pushtetit policor serb dhe u vra nga policia pushtuese serbe!

Gjaku i Agim Rashitit u bë thirrje për bashkim dhe frymëzim për brezat që pasuan, të cilët vazhduan rrugën drejt lirisë që ai dhe shumë të tjerë e nisën me jetën e tyre!

Rënia e tij në demostratë nuk ishte fundi, por ishte fillimi i një epoke të re të vetëdijes dhe qëndresës heroike te popullit shqiptar që do të pasonte në vitet në vazhdim, deri në çlirimin e Kosovës më 12 Qërshor 1999!

Ismet Sylejmani,
Ish-anëtar i Këshillit të Rrethit të LPK-së, ish-organizator dhe ish-drejtues i Demonstratës së parë në Gjilan më 27 Mars 1989!

Prishtinë, 28 Mars 2026!

Banner

Related posts

Taravari në syfyr me zjarrfikësit

Gjyla Halili

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetes Lindita Ahmeti

Gjyla Halili

Taravari: Ndryshimi është demokraci, është koha që BDI të shkojë në opozitë

Gjyla Halili