AKTUALE

BDI: Deklarata e kryeministrit për gjuhën shqipe është kthim në logjikën e Kushtetutës së vitit 1991

REAGIM

Deklarata e Kryeministrit në Kuvend, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, përbën një nga momentet më shqetësuese në diskursin politik që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Pretendimi se gjuha shqipe mund të përdoret “sa të doni”, por se gjuha zyrtare është vetëm maqedonishtja, nuk është thjesht një deklaratë politike, është një rikthim i drejtpërdrejtë në logjikën e Kushtetutës së vitit 1991, dhe nenin e dikurshëm 7 të saj
duke injoruar Amendamentin V të vitit 2001, i cili është themel i rendit kushtetues dhe i balancës ndëretnike në vend.

Ky qëndrim cenon thelbin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila nuk është kompromis simbolik, por arkitekturë reale e bashkëjetesës, e ndërtuar për të kapërcyer pikërisht burimet e konfliktit që prodhoi Kushtetuta e vitit 1991.

Relativizimi i statusit të gjuhës shqipe nuk është çështje interpretimi, por hapje e një rruge të rrezikshme që prek drejtpërdrejt marrëdhëniet ndëretnike dhe funkcionalitetin e demokracisë sonë multietnike.

Kjo qasje përfaqëson një kthim prapa dhe një tentativë për revizion të arritjeve themelore të shtetit, të frymëzuar nga logjika që janë në kundërshtim me konceptin e një shteti multi-etnik dhe demokratik.

I bëjmë thirrje Kryeministrit që të tërhiqet menjëherë nga kjo qasje dhe të respektojë në mënyrë të plotë rendin kushtetues të dalë nga Marrëveshja e Ohrit.

Çdo devijim nga ky rend nuk është vetëm gabim politik, është goditje ndaj vetë themeleve të bashkëjetesës dhe funksionalitetit të shtetit.

Bashkimi Demokratik për Integrim ( BDI)

Banner

Related posts

“Llaskarca”, pronari i “Durmo Turs” u dënua me 4 vjet burg, shoferi i autobusit me 14 vjet

Gjyla Halili

AUV kryen kontrolle të jashtëzakonshme të intensifikuara para Pashkëve, janë shqiptuar gjoba deri 3.650 euro

Gjyla Halili

Ratkoceri: Më 8 maj fitorja e Frontit Europian do të jetë më e thellë! BDI do të bëj diferencë të madhe…

Gjyla Halili