AKTUALE

Zef Berishaj uron Dardanët pas fitores: Sot festojmë fitoren e Kosovës, por gjithashtu mbajmë kokën lart për Shqipërinë

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Zef Berishaj përgëzon me respekt dhe krenari Kosovën për fitoren e sontme, duke theksuar emocionet dhe gëzimin që ky sukses ka sjellë për komunitetin shqiptar në mbarë botën.

“Jemi shumë të gëzuar për këtë arritje historike të Kosovës, e cila na ka bërë të gjithëve krenarë,” ka shkruar Berishaj.

“Në të njëjtën kohë, jemi krenarë për Shqipërinë, e cila, edhe pse e humbi lojën, tregoi zemër, luftë dhe dinjitet në fushë. Humbjet janë pjesë e rrugës drejt sukseseve më të mëdha.”

Berishaj theksoi se sot festohet fitorja e Kosovës, por krenaria për Shqipërinë mbetet e paprekur, sepse shqiptarët janë një komb dhe krenaria e tyre është e përbashkët.

Ja postimi plotë:

Urime të përzemërta për fitoren e Kosovës! Jemi shumë të gëzuar për këtë sukses të madh dhe për emocionet që na dhuruat. Na keni bërë të gjithëve krenarë!

Në të njëjtën kohë, jemi krenarë edhe për Shqipërinë, e cila edhe pse e humbi lojën, tregoi zemër, luftë dhe dinjitet në fushë. Humbjet janë pjesë e rrugës drejt sukseseve më të mëdha.

Sot festojmë fitoren e Kosovës, por gjithashtu mbajmë kokën lart për Shqipërinë. Sepse mbi të gjitha, jemi një komb dhe krenaria jonë është e përbashkët! 🇦🇱🇽🇰

Banner

Related posts

Hovenier: Kemi besim të plotë në BE-në si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi

admin

“Bechtel dhe Enka” nuk janë “Sinohydro”

admin

Blerim Bexheti: “Në roje të Gjuhës, do ta mbrojmë sa herë ta kërkoj nevoja”

Gjyla Halili