AKTUALE

Bajram Rexhepi mbledh aktivistët në Sellcë, Daim Ademi zgjidhet drejtuesi i ri i nëndegës së Bashkimi Demokratik për Integrim

Banner

Kryetari i degës së Bdi-së në Tetotë. Bajram Rexhepi organizoi Kuvendin e nëndegës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Sellcë, ku u zgjodh kryetari i ri i kësaj strukture lokale.

Në një atmosferë me pjesëmarrje të gjerë të aktivistëve, drejtimin e nëndegës e mori Daim Ademi, i cili u vlerësua për kontributin e tij të vazhdueshëm në parti dhe në komunitet. Ai njihet si sipërmarrës dhe ish-kryetar i forumit rinor në Sellcë.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Ali Ahmeti, i cili theksoi rëndësinë e forcimit të strukturave partiake dhe rritjes së organizimit në terren.

Gjatë fjalës së tij, Bajram Rexhepi nënvizoi se BDI do të vazhdojë të punojë për ndërtimin e strukturave të qëndrueshme dhe përfaqësimin sa më të denjë të qytetarëve, duke theksuar se organizimi i fuqishëm lokal është bazë për suksesin e partisë.

Ja postimi i plotë:

Sonte zbarkuam në Sellcë, në vendlindjen time dhe vendin e shumë kthesave historike.

Në një atmosferë impozante dhe në prani të shumë aktivistëve, mbajtëm Kuvendin e kësaj nëndege dhe zgjodhëm kryetarin e ri, Daim Ademi. Daimi është sipërmarrës i shquar, njeri human dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar e dëgjuar bashkëvendasit. Ish kryetar i forumit rinor në Sellcë, ai rrjedh nga një familje patriotike dhe është aktivist i BDI-së që nga mosha e hershme rinore.

Po vendosim themelet e një strukture politike të fortë dhe të besueshme, që do të jetë zëri i vërtetë i qytetarëve dhe do të dijë të artikulojë e të realizojë nevojat e tyre.

Banner

Related posts

Shoqata ‘Jehona e Malësisë’ shpall zgjedhjet për përbërjen e re të Bordit Drejtues

Gjyla Halili

FTESË PËR PËRKUJTIMORE DHE SHFAQJEN E DOKUMENTARIT “PAN PATRIOTIZMI SHQIPTAR”

Gjyla Halili

Takimi i radhës në Bruksel ndërmjet Bislimit dhe Petkoviqit – në përpjekje për të gjetur zgjidhje për dinarin serb

Gjyla Halili