AKTUALE

Luan Veliu: Ali Ahmeti qëndron nën hijen e Flamurit, në ball të popullit, dhe jo të pushtetit!

Banner

Është më se e qartë për të gjithë ata që e ndjekin nga afër zhvillimin politik dhe shoqëror në vend, se për herë të parë në procesin e demokratizimit po shfaqet një realitet ndryshe: një Lider që, edhe jashtë pushtetit, jo vetëm që nuk bie, por vazhdon të ngritet, të qëndrojë i pranishëm dhe i respektuar në jetën publike.
Ai vazhdon të jetë i pranishëm në çdo ngjarje të rëndësishme, si tubime përkujtimore, në aktivitete festive, në protesta e demonstrata, në ball të oxhakut në oda të burrave, ku zhvillohen takime të ndryshme me familje shqiptare.

Nëna Rukë, si nëna Humë!

Nënat, prindërit dhe familjarët e të rënëve e presin dhe e nderojnë si bir dhe si vëlla, si përfaqësues të një periudhe të rëndësishme të sakrificës dhe angazhimit për liri dhe të drejta kombëtare.
Kjo prani e vazhdueshme në mesin e njerëzve e vërteton edhe një herë deklarimin e tij të njohur:
“Unë nuk jam funksionar, unë jam misionar.”

Në këtë kontekst, figura e tij nuk mbështetet në fuqinë e pushtetit, por në sakrificën, përkushtimin dhe në besimin që vazhdon të gëzojë në mesin e shumë familjeve shqiptare, që dhan më të shtrejtit e vetë, për lirinë tonë.

Amaneti i shokëve, kujtimi i të rënëve, si dhe respekti i nënave dhe familjarëve të dëshmorëve mbeten ndër shtyllat që e mbajnë këtë figurë të pranishme në jetën publike edhe sot dhe përjetësisht ndër gjenerata.

Për këtë arsye, ai nuk shihet si një politikan i zakonshëm i lidhur vetëm me pushtetin, por si një figurë që vazhdon të përfaqësojë një mision politik dhe kombëtar për shqiptarët, si në vend ashtu edhe më gjerë.

Luan Veliu (Liridon Vardari)
Gostivar – Malësi, 25.03.2026

P.S. Për saktësi dhe transparencë: edhe në kohën kur A.A. ishte në pushtet, dy vajzat e mia, së bashku me bashkëshortët e tyre, të gjithë me magjistraturë të përfunduar, mbetën pa punë.

Banner

Related posts

Policia arreston dy persona në Çashkë, kanë blerë vota

Gjyla Halili

Scholz paralajmëron Iranin kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme

Gjyla Halili

E rëndë/ Një nxënëse u dha 25 mijë euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të sëmurë

Gjyla Halili