AKTUALE

MANIFESTI I KOMBIT SHQIPTAR 🇦🇱

Pas një pune të gjatë dhe kërkimore, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se vëllimi im i ri, “Manifesti i Kombit Shqiptar”, do të jetë gati në duart tuaja brenda muajit Prill.
Ky libër nuk është thjesht një arkivë dëshmish, por një thirrje urgjente për ndërgjegjësim. Ai analizon se si “trungu” ynë organik është gjendur nën presionin e vazhdueshëm të projekteve asimiluese nga “Megali Idea” në Jug e deri te “Naçertania” në Veri.
Në këto faqe, ne dokumentojmë “vrasjen juridike” përmes ligjeve të luftës, tjetërsimin e toponimeve dhe rrethimin e periferive tona, nga Lugina e Preshevës dhe Malësia, e deri në Çamëri. Çdo goditje në periferi është një goditje direkt në zemrën e Prishtinës dhe Vlorës.
“Manifesti i Kombit Shqiptar” ofron një platformë të re strategjike për të ardhmen tonë, përmes Platformës së Bashkimit Funksional.

🗓️ Në shtyp: Prill 2026 🖋️ Autor: Azgan Haklaj

#ManifestiIKombit #AzganHaklaj #MegaliIdea #Nacertania #BashkimiKombetar #GjeopolitikaShqiptare ✍️🙏

Banner

Related posts

Gjendja e komunikacionit në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Kovaçevski: Me hyrjen në BE, paga mesatare 1300 euro dhe paga minimale 800 euro

Gjyla Halili

Ish-kryeprokurorja speciale maqedonase dhe njëri nga kandidatët për president në Listën e Zezë Amerikane

Gjyla Halili