
Pushtuesit serb si kriminel të pashembullt që ishin, tentuan ta fshehnin krimin monstruoz që e kishin bërë,duke ia ofruar Ortoped traumatologut të njohur Prizrenas Dr.Halil Berishës një dokument për ta nënshkruar se gjoja prof.Xhemajli Berisha kishte kërcyer nga dritarja e burgut dhe ishte vetëvrarë!
Por doktori patriot kur e kishte parë se si kriminelët e kishin bërë copë-copë dhe e kishin shqyer trupin e Xhemajliut të pamposhtur, Ai duke ecur gjurmëve të paraardhësit të tij të famshëm atdhetarit Dr.Ali Sokoli,që nuk kishte pranuar të nënshkruante mbytjen në tortura të Fazli Graiqevcit, refuzon në mënyrë kategorike nënshkrimin!
Por kriminelët serb më 3 Qershor 1989 i hakmerren!
Një muaj e gjysmë pas vrasjes në torturë të prof.Xhemajli Berishës, e helmojnë doktorin patriot Halil Berisha!
Vdes doktor Halil Berisha në Spitalin e Shkupit në Maqedoni të Veriut!
Pikturë ku shihet shqiptari i madh Dr. Halil Berisha ne shtratin e vdekjes, i helmuar nga UDB-a!
(Pjesë nga fjala ime e lexuar në Akademinë Politike, në nderim të 20 vjetorit të mbytjes në torturë të Heroit të Kombit Prof. Xhemajli Berisha!)
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 22 Mars 2026!
