AKTUALE

Zef Berishaj uron për Fitër Bajramin: Le të na bashkojë dashuria dhe respekti ndaj njëri tjetrit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryetari i organizatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe begati në familjet e tyre.

Në mesazhin e tij, Berishaj thekson se kjo festë përfaqëson një moment të rëndësishëm gëzimi, faljeje dhe solidariteti mes njerëzve, duke apeluar për forcimin e vlerave të dashurisë, respektit dhe mirësisë ndaj njëri-tjetrit.

“Qoftë kjo festë një mundësi për të afruar më shumë njerëzit dhe për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe harmonie në shoqërinë tonë”, thuhet ndër të tjera në urim.

Në fund, ai uroi: “Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë!”

Ja postimi i plotë:

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Qoftë kjo festë një moment gëzimi, faljeje dhe solidariteti mes nesh. Le të na bashkojë gjithmonë dashuria, respekti dhe mirësia ndaj njëri-tjetrit.

Gëzuar Fitër Bajramin!

Me respekt,
Zef Berishaj
Kryetar i organizatës
“Jehona e Malësisë”

Banner

Related posts

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York organizon darkë për mbledhje të fondeve për TV. BOIN në Malësi

Gjyla Halili

Interpelanca më e dështuar në historinë e vendit ajo ndaj Izet Mexhitit vetëm tre vota pro!

Gjyla Halili

Kryeparlamentari Xhaferi takoi presidentin austriak, Aleksander van der Belen

admin