
Bashkëatdhetarë të nderuar,
Sot, me iniciativën e Kryesisë dhe Bordit Drejtues të AACC TX – Komunitetit Shqiptar Amerikan në Texas, janë shpërndarë mbi 30 pako të mëdha me ushqime esenciale për familjet në nevojë në Maqedoninë e Veriut, duke u siguruar ushqimin bazë për së paku një muaj. Një hap i vogël, por me ndikim të madh, për të ndihmuar bashkëatdhetarët tanë në atdhe që kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën tonë.
Faleminderit nga zemra të gjithë përkrahësve, vullnetarëve dhe sponsorëve që çdo ditë e më shumë besojnë në vizionin dhe misionin tonë dhe vazhdojnë të mbështesin komunitetin tonë, qoftë përmes kontributeve monetare apo përmes pjesëmarrjes së bizneseve të tyre në Coca-Cola & AACC TX Partnership Program. Mbështetja juaj është shumë e vlerësuar dhe gjithmonë e mirënjohur.
Vazhdojmë përpara së bashku në mbështetjen e familjeve me nevojë edhe në trojet tjera shqiptare, duke shtrirë dorën tonë tek ata që kanë më shumë nevojë për përkrahjen tonë.
Nëse ju ose biznesi juaj dëshironi të bëheni pjesë e kësaj iniciative, ju lutem na kontaktoni, sepse çdo kontribut (i madh apo i vogël) do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e familjeve skamnore në vendlindje.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe besimin tuaj!
AACC TX


