AKTUALE

SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS NË DOKUMENTIN E PARË PUBLIK MË 14 MARS 2001, TË BRIGADËS 112  “MUJDIN ALIU” TË USHTRISË ÇLIRIMTARE  KOMBËTARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmenden në fund të INFORMATES PËR MJETET E INFORMIMIT, si një model i demokracisë së ardhshme dhe një referencë politike pozitive për luftëtarët e Ushtria Çlirimtare Kombëtare, që luftonin si luaj!

SHBA-të përmenden në dokumentin e Brigadës 112 “Mujdin Aliu” te UÇK-së, në NJOFTIMIN e publikuar më 14 Mars 2001, thuhet se luftëtarët janë, “adhuruesit e demokracisë më të përparuar të globit, asaj të SHBA-ve”,teksti plotë i pasuesit është:”…Ne luftëtarët dhe bashkëluftëtarët e Komandantit Legjendar Adem Jashari, të rreshtuar në UÇK, jemi vazhduesit e heroizmit të madh shqiptar, mbështetësit e demokratizimit dhe prosperitetit kombëtar e njerëzor, adhuruesit e demokracisë më të përparuar të globit, asaj të SHBA-ve…”!

Kjo është nje dëshmi absolute se SHBA-të në dokumentin e UÇK-së,paraqiten si simbol i demokracisë, si model politik e rregullim iatdhshem shoqëror që duhet për t’u ndjekur, por edhe si sistem më i përparuar në botë, që përfaqëson lirinë dhe të drejtat universale më të avansuara!

Cili ka qenë qëllimi i përmendjes së SHBA-ve në dokumentin e parë zyrtar publik të Brigadës 112 “ Mujdin Aliu” të UÇK-së?

Përmendja e SHBA-se në një komunikatë të tillë ka pasur disa qëllime!

Qëllimi i parë ishte legjitimimi ndërkombëtar i luftës së UÇK-së, përmes të cilit dëshmohej dhe tregohej se lufta e armatosur çlirimtare, pretendonte të jetë në përputhje me vlerat demokratike euroatlantike!

Qëllimi i dytë ishte mesazh i qartë dhe pa ekuivoke për opinionin ndërkombëtar, që të krijohej përshtypja e padiskutueshme se kërkesat e shqiptarëve, jo vetëm janë demokratike, por edhe synojnë të jenë të sinkronizuara me demoracitë më të përparuara të globit, siç është ajo e SHBA-së!
Qëllimi i tretë ishte, afrimi me platformën euroatlantike dhe të tregojë qartë e në mënyre deçizive orientimin pro-euro-amerikan të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Duke përmendur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dokumenti i UÇK-së, përpiqet të paraqesë argumente bindëse se lufta e UÇK-së, nuk është lufte etnike apo as lufte lokale, por është luftë për liri, barazi, te drejta të barabarta dhe demokraci sipas modelit më të përparuar të globit asaj të SHBA-së!

Në dokumentin e UÇK-së, SHBA shfaqen si simboli më i madh i demokracisë në botë,dhe mesazh se qëllimi i Ushtria Çlirimtare Kombëtare është krijimi i një shoqërie demokratike dhe të barabartë, sikur ajo e SHBA-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 14 Mars 2026!

Banner

Related posts

Studeniçani me Bujar Osmanin!

Gjyla Halili

Vela tregon për dallimet mes Presidencës dhe Qeverisë në raport me dialogun

admin

Zelensky thotë se takimi me Trumpin ka ‘potencial për t’u bërë historik’

Gjyla Halili