AKTUALE

BDI: Reagim ndaj deklaratës së kryeminitrit Mickovski

REAGIM NDAJ DEKLARATES SË KRYEMINISTRIT

Deklarata e Kryeministrit se çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është “problem i trashëguar” është një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për moszbatimin e një të drejte që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta dhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky nuk është interpretim politik, por realitet kushtetues dhe ligjor që duhet të respektohet nga çdo institucion shtetëror.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua për të garantuar barazinë gjuhësore dhe për të përforcuar karakterin multietnik të shtetit. Përpjekjet për ta paraqitur këtë ligj si “problem” apo për të transferuar përgjegjësinë tek të tjerët nuk i shërbejnë as së vërtetës dhe as stabilitetit institucional të vendit.

Studentët shqiptarë nuk po kërkojnë privilegje. Ata kërkojnë vetëm zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi.

Qeveria ka obligim të zbatojë ligjin, jo ta relativizojë atë përmes arsyetimeve politike. Çdo vonesë apo pengesë në realizimin e kësaj të drejte përbën një hap prapa për barazinë dhe për standardet demokratike të shtetit.

Republika e Maqedonisë së Veriut është ndërtuar mbi parimin e barazisë ndërmjet komuniteteve dhe respektimit të të drejtave gjuhësore. Këto parime nuk janë të negociueshme dhe nuk mund të trajtohen si “probleme të trashëguara”, por si obligime që duhet të zbatohen.

Banner

Related posts

VATRA CHICAGO ORGANIZOI “ALBANIAN BOOKFEST 2026”

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Në vitin 2025 do të krijojmë mijëra vende të reja pune për qytetarët

Gjyla Halili

Mot i kthjellët dhe më i freskët gjatë mëngjesit, gjatë ditës me diell

Gjyla Halili