AKTUALE

Kasami për foton Limani–Ahmeti: Nuk kam deleguar askënd, do ta diskutojmë në VLEN pozicionimin e tij

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit Bilall Kasami deklaroi për Alsat se nuk ka pasur asnjë delegim apo komunikim nga ana e tij lidhur me takimin e ministrit Fatmir Limani me kreun e Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kasami theksoi se fotografia e publikuar nga takimi nuk paraqet një mesazh të mirë nga një ministër që vazhdon të jetë pjesë e qeverisë ku bën pjesë edhe koalicioni VLEN.

“Sipas meje, nuk ka pasur asnjë delegim apo komunikim të tillë. Si fotografi nuk është se ka qenë fotografia më e mirë që prezanton një ministër që mbetet ministër në qeverinë ku është edhe VLEN,” deklaroi Kasami.

Ai shtoi se vetë Limani duhet të sqarojë arsyen e takimit me Ahmetin, duke kujtuar se më herët kishte deklaruar publikisht se nuk do të ulej në një tavolinë me të, madje duke e akuzuar për vrasjen e babait të tij.

Kasami paralajmëroi se brenda koalicionit VLEN do të diskutohet edhe qëndrimi i Limanit në lidhje me këtë veprim.

“Në kuadër të VLEN patjetër që do ta diskutojmë pozicionimin e tij,” theksoi ai.

Banner

Related posts

Kremtimi i 112 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë-Tuz

admin

Leonora Jakupi e pret me lule Ganimete Musliun: Mirë se erdhe motrushja ime

Gjyla Halili

Mbi 50% e kompanive të huaja nuk duan të investojnë rishtas në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili