
Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, ndan 23 bursa për stundenta në Malësi për vitin shkollorë 2025/2026,
Shuma $17,600.
Të nderuar studentë, prindër, anëtarë dhe miq të Shoqatës “Malësia e Madhe”,
ndarja e bursave studentore është një moment krenarie dhe shprese, sepse përmes këtyre bursave ne mbështesim të rinjtë tanë në rrugën e dijes dhe të suksesit.
Rinia është pasuria më e madhe e një kombi.
Duke investuar në arsimim, ne po investojmë në të ardhmen e vendit tonë. Ju studentët,
jeni shembulli më i mirë i përkushtimit, punës dhe ambicies për të arritur më shumë.
Shoqata atëdhetare
“Malësia e Madhe” do përpiqet të vazhdojë dhe të qëndrojë pranë të rinjve, duke i mbështetur në rrugën e tyre akademike dhe profesionale. Këto bursa nuk janë vetëm një ndihmë financiare, por edhe një mesazh besimi se puna dhe përkushtimi juaj vlerësohen.
Ju uroj nga zemra suksese në studimet tuaja dhe në çdo hap të jetës. Shpresojmë që një ditë, me dijen dhe përvojën tuaj, të kontriboni për Malësin tonë dhe për zhvillimin e vendit.
Urime të gjithë përfituesve të bursave dhe falënderim të veçantë për të gjithë ata që kontribuojnë që kjo nismë e bukur të vazhdojë.
Me respekt,�
Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”, Michigan

