AKTUALE

Myftinia e Tetovës në aksion humanitar: Shpërndan miell për familjet në nevojë

Në nderim të Betejës së Bedrit, një prej ngjarjeve më domethënëse në historinë islame që simbolizon sakrificën, besimin dhe solidaritetin, Myftinia e Tetovës ka realizuar një aksion humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë.

Përmes Sektorit të Humanizmit, Myftinia e BFI Tetovë ka shpërndarë sasi të konsiderueshme mielli për familjet që përballen me vështirësi ekonomike, duke e kthyer përkujtimin e Bedrit në një akt konkret solidariteti dhe përkujdesjeje shoqërore.

Ky aksion u mundësua falë bujarisë së donatorëve tanë:
Mulliri “Kokrra e Artë” (fsh. Poroj) – 500 kg miell.
Një mjek nga Reçica e Madhe – 1,135 kg miell.
Mulliri “Bereqeti” (fsh. Dobrosht) – 400 kg miell.

Myftinia e Tetovës shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë donatorët dhe bamirësit. Ndihma ndaj të varfërve dhe nevojtarëve mbetet një nga vlerat më të larta të traditës sonë islame.
Aksioni u realizua nën koordinimin e referentit për humanizëm, Nuhi ef. Ganija dhe shefit të kabinetit të Myftiut, Muhamed ef. Berzati.

Banner

Related posts

Rexhepi-Zejd në Tetovë: Opozita shqiptare nuk e mban fjalën! Keqpërdorën Kurtin dhe shqiptarët për interesa të Mickoskit

Gjyla Halili

Sekretari britanik i Mbrojtjes anuloi udhëtimin e tij në Odesa të Ukrainës gjatë javës së kaluar, për arsye të sigurisë

Gjyla Halili

Arben Llalla: Protesta e 13 Dhjetorit në Shkup: Një thirrje për përgjegjësi, maturi dhe unitet kombëtar

Gjyla Halili