
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar përvjetorin e Epopeja e UÇK-së, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar.
Në mesazhin e tij për këtë përvjetor, Ahmeti theksoi se datat 5, 6 dhe 7 mars përbëjnë ditë krenarie dhe kujtese për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, pasi në këto ditë përkujtohet sakrifica heroike e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.
Ai kujtoi qëndresën e familjes Jashari në Prekaz, ku ata, së bashku me gra, burra e fëmijë, u përballën me forcat serbe dhe sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sipas Ahmetit, epopeja e Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet simbol i sakrificës, unitetit dhe vendosmërisë për liri, ndërsa gjaku i derdhur në Prekaz dhe në gjithë Kosovën obligon brezat e sotëm që të ruajnë dhe forcojnë lirinë.
Në përfundim të mesazhit të tij, Ali Ahmeti theksoi se kujtimi i kësaj sakrifice duhet të shërbejë si frymëzim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për të forcuar unitetin kombëtar.
“Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, thuhet në mesazhin e Ahmetit.
Ja postimi i plotë:
Për çdo shqiptar, anë e mbanë botës, datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë të krenarisë dhe kujtesës kombëtare, ditë kur përkujtojmë përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore të popullit tonë.
Në këto ditë të shënuara kujtojmë me respekt dhe nderim luftën e lavdishme të komandantit legjendar, Adem Jasharit, i cili së bashku me familjen e tij, me prindër, vëllezër, gra e fëmijë, me “besa besë” e me trimëri të pashoq, luftuan përballë forcave të armikut dhe sakrifikuan jetën heroikisht për lirinë e pavarësinë Kosovës.
Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës, unitetit dhe sakrificës.
Gjaku i derdhur në Prekaz e anë e mbanë Kosovës na obligon që të ruajmë dhe forcojmë lirinë, të punojmë për unitet kombëtar dhe për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe dëshmorëve të kombit!
