AKTUALE

Myftinia e Tetovës organizon aktivitet bamirës për jetimët

Realizimi i ndihmave për jetimat në Tetovë dhe rrethinë

Myftinia e Tetovës, në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve në Turqi (T.C. Vakıflar Genel Müdürlüğü), realizoi me sukses një aktivitet në shërbim të jetimëve të Tetovës me rrethinë.
Në kuadër të kësaj nisme, 27 jetimë së bashku me familjarët e tyre u dërguan në Shkup, ku patën mundësinë të zgjedhin vetë veshmbathjet sipas dëshirës dhe nevojave të tyre. Qëllimi i kësaj iniciative ishte që fëmijëve t’u ofrohet jo vetëm ndihmë materiale, por edhe gëzim dhe përkujdesje e drejtpërdrejtë.
Ky aktivitet është dëshmi e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për përkrahjen e kategorive në nevojë dhe forcimin e solidaritetit në shoqërinë tonë. Falënderojmë të gjithë kontribuuesit dhe bashkëpunëtorët që bënë të mundur realizimin e kësaj vepre bamirëse. Kujdesi për jetimët është përgjegjësi fetare, morale dhe shoqërore e të gjithëve neve.

Banner

Related posts

Policia ndalon dy persona në Tetovë, kapen duke ngjitur material propagandistik në periudhë të heshtjes zgjedhore

Gjyla Halili

Kjo është mosha e personave që humbën jetën në Koçan

Gjyla Halili

Qeveria e paaftë dhe arrogante po i detyron qytetarët të marrin fatin në duart e tyre

Gjyla Halili