AKTUALE

BFI NË BASHKËPUNIM ME DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË VAKËFEVE TË TURQISË REALIZOI NDIHMË PËR JETIMËT

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësia Fetare Islame e RMV-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, me rastin e ditës së 15-të të muajit të bekuar të Ramazanit “Ditës Botërore të Jetimëve” u realizua një aktivitet humanitar me moton: “Nëse buzëqesh jetimi, buzëqesh bota”.

Me këtë rast në qendrën tregtare East Gate Mall në LC Waikiki, fëmijëve jetimë nga Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Shtipi, Kërçova, Manastiri, Radovishi etj. iu mundësua përzgjedhja dhe blerja e veshmbathjeve për Bajram.

Ky aktivitet synon të mbështesë fëmijët jetimë dhe të kontribuojë në gëzimin e tyre në prag të festës së Bajramit, duke forcuar njëkohësisht ndjenjën e solidaritetit dhe kujdesit shoqëror.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë për mbështetjen dhe kontributin e çmuar në realizimin e këtij aktiviteti humanitar.

Allahu i shpërbleftë të gjithë kontribuuesit që u bënë shkak për buzëqeshjen e jetimëve.

Banner

Related posts

Bdi dega Saraj: Rritja e kalimit të Strukturave nga LD në BDI një pasqyrë e dështimit të LEN

Gjyla Halili

VLEN nuk do ta përkrah Siljanovskën e VMRO-së në raundin e dytë, Bakiu flet për zgjedhjet e 8 majit

Gjyla Halili

“Ballistët” mbështesin protestën e studentëve për gjuhën shqipe

Gjyla Halili