AKTUALE

Organizata Humanitare “El Hilal” ndihmë Ramazani për 300 familje

Në kuadër të aktiviteteve të Ramazanit, Organizata Humanitare “El Hilal” vazhdon të jetë pranë familjeve në nevojë që gjenden në listat e saj për ndihmë.
Pas shpalljes së aksionit për solidaritet, në gjysmën e parë të Ramazanit u siguruan dhe u shpërndanë ndihma për mbi 300 familje, në shtëpitë e të cilave, falë angazhimit të El Hilalit dhe donatorëve shpirtmirë, po përjetohet gëzimi dhe aroma e këtij muaji të shenjtë.
Përveç selisë qendrore, e cila ka siguruar 50 pako ushqimore, ndihmat janë siguruar edhe nga degët e organizatës:
Dega Çair – Shkup: 60 pako
Dega Tetovë: 70 pako dhe 30 vauçerë nga 2000 denarë
Dega Saraj: 50 pako
Dega Gazibabë: 30 pako
Dega Gostivar: ndihma për 10 familje
Intensiteti i aktiviteteve nuk do të ndalet as në pjesën e dytë të Ramazanit, kur pritet që kontributet humanitare të dyfishohen.

Banner

Related posts

Mexhiti: Shumë deputetë të opozitës duan të jenë pjesë e qeverisë, kjo do të ndodhë!

Gjyla Halili

Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet

Gjyla Halili

BDI: Lajme të rreme nga propagandist pro-rus kundër BDI-së

Gjyla Halili