AKTUALE

Nik Gjeloshaj: 3 Marsi 2019 – Dita e Bashkimit dhe e Shpresës për Malësinë

Nik Gjeloshaj rikujton 3 marsin e vitit 2019 si një ditë historike për Malësinë, një ditë kur bashkimi i komunitetit dhe kthimi i diasporës shënuan fillimin e ndryshimit.

“Mesazhi i Malësisë me 3 mars 2019 ishte i qartë: të bashkuar fitojmë gjithmonë,” deklaron ai.

Pas shtatë vitesh, Gjeloshaj thekson se kjo fitore nuk është vetëm kujtim, por një realitet i prekshëm. Sipas tij, zhvillimi i Malësisë duket në infrastrukturë, projekte kapitale, forcimin e institucioneve dhe rikthimin e dinjitetit të përfaqësimit shqiptar në Mal të Zi.

“3 marsi nuk ishte vetëm ndryshim pushteti. Ishte ndryshim mentaliteti. Ishte momenti kur e keqja mbeti pas dhe u hap rruga e shpresës, punës dhe zhvillimit të qëndrueshëm,” shprehet Gjeloshaj.

Ai shton se gjatë këtyre viteve, jo vetëm që është forcuar Malësia, por është rritur edhe pozita e shqiptarëve në Mal të Zi me zë më të fortë dhe përfaqësim më dinjitoz, duke sjellë rezultate konkrete.

“Ka qenë dhe mbetet privilegj dhe përgjegjësi që isha drejtues i këtij procesi. Së bashku krijuam një ekip që beson në punë, jo në fjalë; në rezultate, jo në arsyetime,” thotë Gjeloshaj.

Ai përfundon mesazhin me një ftesë për të ardhmen: “Sot nuk është koha vetëm për krenari. Është koha për fazën e re. Sepse 3 marsi na mësoi një gjë: kur jemi bashkë, jo vetëm që fitojmë, por ndërtojmë të ardhmen.”

Ja postimi i plotë:

3 marsi 2019 ishte një kthesë historike për Malësinë.

Një ditë kur Malësia ishte e bashkuar.
Një ditë kur diaspora u kthye në shtëpinë e vet.
Një ditë kur sytë e gjithë shqiptarisë ishin kah Malësia.

Mesazhi i Malêsis me 3 mars 2019 ishte:
të bashkuar fitojmë gjithmonë.

Sot, pas shtatë vitesh, ajo fitore nuk është vetëm kujtim, është realitet i prekshëm.
Zhvillimi i Malësisë shihet në infrastrukturë, në projekte kapitale, në forcimin e institucioneve dhe në dinjitetin e rikthyer të përfaqësimit tonë.

3 marsi nuk ishte vetëm ndryshim pushteti.
Ishte ndryshim mentaliteti.
Ishte momenti kur e keqja mbeti pas dhe u hap rruga e shpresës, punës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Brenda këtyre viteve, jo vetëm që e forcuam Malësinë, por lartësuam edhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi me zë më të fortë, me përfaqësim më dinjitoz dhe me rezultate konkrete.

Ka qenë dhe mbetet privilegj dhe përgjegjësi që isha drejtues i ketij procesi.
Së bashku krijuam një ekip që beson në punë, jo në fjalë; në rezultate, jo në arsyetime.

Sot nuk është koha vetëm për krenari.
Është koha për fazën e re.

Sepse 3 marsi na mësoi një gjë:
kur jemi bashkë, jo vetëm që fitojmë, por ndërtojmë të ardhmen.

NGJ

Banner

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË EVENTIN “KONTRIBO EDHE TI PËR XHAMINË” NË FREIBURG, GJERMANI

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi nxjerr dokumentin si Bilall Kasami ka shitur MONPOLLIN 1-EURO m2

Gjyla Halili

Zëri i Kërçovës jehon në Zvicër – Fatmir Dehari takon bashkëvendasit me dashuri e mirënjohje

Gjyla Halili