
Nënkryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Miçigan, Gjon Gjolaj, përkujton 2 Marsin 1444
Me rastin e përvjetorit të Besëlidhja e Lezhës, nënkryetari i Shoqata Malësia e Madhe në Miçigan, Gjon Gjolaj, ka përcjellë një mesazh përkujtimor, duke theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të 2 Marsit 1444.
Në postimin e tij, Gjolaj vlerëson se ajo ditë në Lezhë shënoi një kthesë vendimtare në historinë e shqiptarëve, kur princat u bashkuan nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, duke lënë mënjanë ndasitë dhe duke lidhur besën për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
“2 Marsi 1444 nuk ishte thjesht një takim, por një fjalë e dhënë dhe një komb në këmbë. Historia na mëson se kur shqiptarët bashkohen, gjithçka mund të ndryshojë. Forca jonë nuk ishte vetëm shpata, por besa dhe uniteti që na bënë të fuqishëm,” – shprehet nënkryetari Gjolaj.
Ai thekson se edhe sot, në diasporë, fryma e Besëlidhjes së Lezhës mbetet udhërrëfyese për ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës dhe traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve mes bashkëkombasve kudo që jetojnë.
Në përfundim të mesazhit të tij, Gjon Gjolaj uroi që kjo datë historike të shërbejë si frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke e mbyllur me fjalët: “Zoti e bekoftë popullin shqiptar.” 🇦🇱
Ja postimi plotë:
2 Marsi 1444 nuk ishte thjesht një takim, por një fjalë e dhanë dhe një komb në këmbë.
Kur shqiptarët lanë anash ndasitë, historia dëshmon se gjithçka mund të ndryshojë.
Forca jonë nuk ishte vetëm shpata, ishte besa dhe bashkimi që na bënë të fuqishëm.
Zoti e bekoftë popullin shqiptar! 🇦🇱

