
Kryetari i Shoqata “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, ka uruar z. Senad Lulanaj me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Shoqata “Malësia e Madhe”.
Në mesazhin e tij zyrtar, Berishaj shprehu përgëzimet më të sinqerta për besimin e rikonfirmuar ndaj Lulanajt, duke theksuar se rizgjedhja e tij është dëshmi e vlerësimit që gëzon në mesin e bashkëatdhetarëve për përkushtimin dhe punën e palodhur në shërbim të komunitetit.
Ai u shpreh i bindur se edhe gjatë këtij mandati të ri do të vazhdojë angazhimi në forcimin e unitetit, ruajtjen e traditave dhe promovimin e vlerave tona kombëtare në diasporë.
Njëkohësisht, Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” përcolli urime për të gjithë anëtarët e Bordit të ri të zgjedhur të Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju Jork, duke u dëshiruar suksese dhe punë të mbarë në realizimin e misionit të tyre në shërbim të komunitetit.
Në përfundim, Berishaj falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy shoqatave, duke e cilësuar atë si të sinqertë, konstruktiv dhe frytdhënës, në të mirë të Malësisë dhe të gjithë diasporës shqiptare.
Ja postimi plotë:
I nderuar z. Senad Lulanaj,
Në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, kam kënaqësinë t’ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen tuaj në krye të Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju Jork.
Rizgjedhja juaj është dëshmi e qartë e besimit dhe vlerësimit që gëzoni nga bashkëatdhetarët tanë për përkushtimin dhe punën tuaj të palodhur në shërbim të komunitetit. Jam i bindur se edhe në këtë mandat do të vazhdoni me të njëjtin angazhim dhe vizion në forcimin e unitetit dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.
Njëkohësisht, përcjell urimet më të sinqerta për Shoqatën “Malësia e Madhe” në Nju Jork, si dhe për të gjithë anëtarët e Bordit të ri të zgjedhur, duke ju dëshiruar punë të mbarë, suksese dhe bashkëpunim të frytshëm në realizimin e misionit tuaj fisnik në shërbim të komunitetit.
Shfrytëzoj këtë rast të falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy shoqatave tona, një bashkëpunim i sinqertë, konstruktiv dhe frytdhënës, i cili ka forcuar lidhjet tona dhe ka sjellë rezultate të prekshme për Malësinë dhe diasporën.
Ju uroj suksese të mëtejshme në këtë mandat të ri, shëndet dhe realizim të plotë të objektivave në të mirë të Malësisë dhe gjithë komunitetit tonë.
Me respekt,
Zef Berishaj
Kryetar i Shoqatës, “Jehona e Malësisë”
