AKTUALE

Kryesuesi i OSBE-së Osmani viziton Serbinë

Agjenda e reformave të Serbisë, partneriteti i vendit me OSBE-në dhe ndihma që e jep Misioni i OSBE-së në Serbi për realizimin e këtyre proceseve do të jenë temat kryesore të vizitës dyditore të kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Beograd.

Siç kumtoi MPJ-ja, Osmani nesër në Beograd, do të realizojë takime me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministren, Ana Brnabiq, ndërkaq me nikoqirin e tij, Ivica Daçiq, Zëvendëskryeministrin e parë për politikë të jashtme dhe siguri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, do të ketë konferencë të përbashkët për media.

Përveç se do të takohet me përfaqësuesit zyrtarë të shtetit, Osmani do të ketë takime edhe me Kryetarin e Kuvendit Popullor të Serbisë, Vladimir Orliq dhe delegacionin parlamentar të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, si dhe me organizata të shoqërisë civile që punojnë në projekte partneriteti me Misionin e OSBE-së në Serbi.

Banner

Related posts

BDI: Diskriminim i hapur ndaj shqiptarëve në M-NAV. 14 maqedonas dhe 2 shqiptarë! Djali i deputetes Koxhaxhiku punësohet në M-NAV

Gjyla Halili

Ende pa u ulur në bankat shkollore – raportime për bomba në disa shkolla të Shkupit

admin

Qeveria fton pensionistët pa 15 vjet stazh të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv

admin

Leave a Comment