AKTUALE

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan uron shoqatën motër në New York për zgjedhjet e reja dhe rizgjedhjen e kryetarit

Michigan – Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan ka përcjellë urimet më të përzemërta për shoqatën motër, Shoqata “Malësia e Madhe” në New York, me rastin e përfundimit të zgjedhjeve për kryesinë e re për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.

Në mënyrë të veçantë, shoqata në Michigan ka uruar për rizgjedhjen e kryetarit, z. Senad Lulanaj, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e detyrës dhe në realizimin e objektivave në shërbim të komunitetit shqiptar.
Kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Michigan, Toni Gojçaj, theksoi se bashkëpunimi vëllazëror mes dy shoqatave motra do të vazhdojë si gjithmonë, në frymën e unitetit, respektit dhe përkushtimit ndaj çështjes kombëtare.

Të dyja shoqatat vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e traditës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë, duke forcuar lidhjet mes bashkëatdhetarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 🇦🇱

Ja postimi plotë:

Shoqata Atëdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, uron shoqatën motër “Malësia e Madhe” në NY, për zgjedhjet e rea të kryesis për mandatin e ardhshëm dyvjeçar, dhe rizgjedhjen e kryetarit Z. Senad Lulanaj.
Suksese kryetarit, dhe shoqats.
Bashkpunimi vllezëror në mes dy shoqatava motra do vazhdoj si gjithëher.

Toni Gojçaj
Kryetar i Shoqatës
“Malësia e Madhe” Mi.
🇦🇱🇦🇱

Banner

Related posts

Refik Xhemaili pranon detyrën e drejtorit të Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Fjalim i kryetarit të Kuvendit të RMV-së Jovan Mitrevski në mbledhjen e 62-të të Komitetit për politikë sociale dhe humanitare

Gjyla Halili

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Gjyla Halili