AKTUALE

BDI – Dega Tetovë konsolidon strukturat, rizgjidhet kryetari i nëndegës në Shaip Kamberi

Banner

Në lagjen Shaip Kamberi në Tetovë u mbajt takimi i radhës në kuadër të procesit të konsolidimit dhe riorganizimit të strukturave partiake të Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Tetovë.

Kryetari i BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, theksoi se ky proces po zhvillohet me përkushtim të plotë, seriozitet dhe vizion të qartë për të ardhmen, me qëllim forcimin e strukturave dhe afrimin edhe më të madh me qytetarët.

Në këtë takim, Ajetali Dervishi, aktivist i kahmotshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, u rizgjodh kryetar i nëndegës në Shaip Kamberi. Sipas Rexhepit, angazhimi dhe përvoja e tij shumëvjeçare janë garanci për stabilitet dhe veprim konkret në shërbim të komunitetit.

“BDI është familje e madhe politike dhe një thesar kombëtar për shqiptarët në vend. Riorganizimi që po e realizojmë hap dyert për çdo qytetar me ide, vizion dhe vullnet për kontribut,” u shpreh Rexhepi.

Procesi i ristrukturimit në Degën e Tetovës po vazhdon me takime të rregullta nëpër nëndegë, me synimin për të ndërtuar një BDI më të fortë, më të organizuar dhe më pranë qytetarëve.

Banner

Related posts

Presidenti kroat Zoran Millanoviq për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

As kryeministri shqiptar nuk e ndalë dot diskriminimin!

Gjyla Halili

Hoda: BDI nuk mund të thirret më në ekskluzivitetin e votës shqiptare dhe UÇK-në

Gjyla Halili