
Kjo ngjarje do të mbahet më 26 prill, nga ora 3:00 deri në 7:00 pasdite, në ambientet prestigjioze tek The Palazzo Grande, në adresën 54660 Van Dyke Ave, Shelby Township, MI 48316.
Ne synojm të krijojmë një atmosferë të ngrohtë dhe dinjitoze familjare, ku prindërit dhe fëmijët të përjetojnë momente të paharrueshme përmes muzikës, vallëzimit dhe aktiviteteve festive.
Programi i mbrëmjes përfshin ushqim, pije, muzikë, vallëzim dhe çmime surprizë, ndërsa aktiviteti është i hapur për të gjitha moshat.
Përveç karakterit argëtues, kjo mbrëmje mbart edhe një mision të thellë humanitar: të gjitha të ardhurat e mbledhura do të shkojnë në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të shoqatës ndaj kauzave sociale.
Çmimi i biletës është 70 dollarë për një baba dhe një vajzë, ndërsa për çdo vajzë shtesë tarifa është 25 dollarë. Biletat mund të sigurohen duke skanuar kodin QR të publikuar në materialet promovuese të aktivitetit.
Për çdo pyetje apo asistencë lidhur me biletat, të interesuarit mund të kontaktojnë organizatorët: • Beku Gjelaj: (586) 292-4204 • Kol Gashaj: (248) 787-0123 • Nua Dukaj: (586) 549-3660 • Toma Lulgjuraj: (586) 822-8662
Përmes kësaj mbrëmjeje, Shoqata “Jehona e Malësisë” jo vetëm që forcon lidhjet familjare brenda komunitetit, por edhe promovon vlerat e solidaritetit, dashurisë prindërore dhe përkushtimit ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetje.
Organizatorët ftojnë me respekt të gjithë komunitetin shqiptar që të bëhen pjesë e kësaj nisme fisnike dhe prekëse.
https://www.facebook.com/share/p/1AtEGhrytJ/
