AKTUALE

Myftiu dr. Selver Xhemaili priti në takim vëllazëror imamin nga Zvicra, dr. Mixhit ef. Osmani

Myftiu dr. Selver Xhemaili priti në një takim vëllazëror imamin e Xhamisë në Salmsach/Romanshorn të Zvicrës, dr. Mixhit ef. Osmani, i shoqëruar nga vëllai i tij, z. Zyjdi Osmani – inxhinier i informatikës me veprimtari profesionale në Mynih.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve fetare dhe komunitetit shqiptar në diasporë, me theks të veçantë në ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar.

Po ashtu, u theksua rëndësia e edukimit të brezave të rinj dhe forcimit të lidhjeve shpirtërore e kulturore me vendlindjen.
Myftiu dr. Xhemaili vlerësoi lart kontributin e imamëve dhe intelektualëve shqiptarë në diasporë në promovimin e vlerave islame, harmonisë ndërfetare dhe integrimit dinjitoz në shoqëritë ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Nga ana e tyre, mysafirët shprehën mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta arsimore, fetare dhe kulturore në të ardhmen.

Banner

Related posts

Adelina Tahiri: Më ka ndikuar në lidhje diferenca në moshë me bashkëshrtin, sqaron deklaratën për ndarjen…

admin

“Do ta thyejë rekordin”, Sejdiu i bindur që Taravari do të kalojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Gjyla Halili

ZZHTI dhe XHETRO nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, në fokus bashkëpunimi më i afërt me kompani japoneze

Gjyla Halili