AKTUALE

THEMELOHET KOLEGJI PAN-SHQIPTAR I KIRURGËVE

Banner

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se më 6–7 Shkurt në Tiranë, me pjesëmarrjen e kirurgëve/delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe mërgata u mbajt takimi për themelimin e Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), që do shërbejë si platformë e bashkëpunimit dhe koordinimit mbarëshqiptar në fushën e kirurgjisë.

Ceremonia u hap me fjalën e mirëseardhjes nga Prof. Dr. Arben Beqiri, Kryesues mikpritës i Këshillit Themelues, dhe me fjalimin prezantues nga Prof. Dr. Rifat Latifi, Kryesues i Këshillit Themelues, ndërsa nga të ftuarit e veçantë fjalë përshëndetëse mbajtën: zv.Kryeministri i i Parë Republikës së Maqedonisë së Veriut Dr. Bekim Sali, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Arben Vitia, Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, z. Azir Aliu, si dhe rektorët Prof. Dr. Xheladin Draçini (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë) dhe Prof. Dr. Jusuf Zejneli (Universiteti i Tetovës), dhe Prof. Dr. Mentor Petrela.

Në emër të përfaqësuesve nga rajoni dhe mërgata përshëndetën gjithashtu anëtarët e Këshillit Themelues: Dr. Osman Zhuri (Kosovë), Prof. Dr. Ilir Hasani (Maqedoni e Veriut), Prof. Dr. Lumnije Kqiku (Austri), Prof. Dr. Alban Neziri (Zvicër), Prof. Dr. Mentor Ahmeti (SHBA), Dr. Valon Baraliu (Gjermani), Prof. Dr. Albion Totsi (Greqi), Dr. Daut Gjoni (Mali i Zi) dhe Dr. Beqir Nuhiu (Preshevë).

Anëtarë tjerë të Këshillit Themelues të KPSHK ishin edhe Prof. Dr. Arben Gjata, Prof. Dr. Fatos Olldashi, Dr. Edvin Selmani (Shqipëri), Prof. Asoc. Dr. Luan Jaha, Dr. Mentor Gorani (Kosovë), Prof. Dr. Mentor Ahmeti (SHBA), Dr. med. Kushtrim Shala (Gjermani), Prof. Dr. Rexhep Selmani (Maqedoni e Veriut), Prof. Dr. Ilirijana Haxhibeqiri (Bosnë dhe Hercegovinë), dhe Prof. Dr. Albion Totsi (Greqi). Koordinator i takimit ishte z. Kujtim Salihu.

Në fund të programit, Kryesuesi i Këshillit Themelues, Prof. Dr. Rifat Latifi lexoi Rezolutën e Themelimin të KPSHK-së, e cila u miratua nga të gjithë delegatët. Në rezolutë mes tjerash ceket se “Kolegji Pan-Shqiptar i Kirurgëve (KPSHK), do të jetë entitet profesional i pavarur me mision avancimin e praktikës dhe shkencës kirurgjikale, duke përcaktuar standardet e trajnimit në të gjitha disiplinat kirurgjikale, duke siguruar kujdes kirurgjikal të sigurt, modern, dhe të bazuar në prova, si dhe duke promovuar të studiuarit gjatë gjithë jetës, praktikën etike dhe llogaridhënien profesionale”.

Strukturat e përkohshme të KPSHK-së do të përgatisin statutin dhe dokumentacionin themelues, ndërsa pas miratimit të statutit nga kuvendi i delegatëve do të zgjidhen strukturat drejtuese me përgjegjësi dhe mandat të plotë.

https://www.facebook.com/share/1SJHMZMkPE/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj: Hapja e Konsullatës Shqiptare në Michigan, nevojë urgjente për diasporën

Gjyla Halili

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Grubi nga Studeniçani: Bashkë do të ruajmë orientimin euro-amerikan të vendit tonë

Gjyla Halili