AKTUALE

Ahmeti dhe Sejdini mbajnë takimin e parë me aktivin e BDI-së në Kërçovë

Sot, më 7 shkurt 2026, në Kërçovë u mbajt takimi i parë mes Liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe kryetarit të ri të Degës së BDI-së në Kërçovë, Dr. Arlind Sejdini, në prani të aktivistëve dhe strukturave partiake lokale.

Gjatë takimit u konfirmua njëzëri përkrahja e plotë e aktivit partiak për udhëheqjen e re të degës, duke u theksuar uniteti, përgjegjësia dhe gatishmëria për angazhim të përbashkët në funksion të riorganizimit dhe avancimit të mëtejshëm të strukturave të BDI-së në Kërçovë.

Në kuadër të këtij procesi, u njoftua nisja e organizimit të ri të nëndegëve në të gjithë territorin e Kërçovës, me synim rritjen e efikasitetit, përfshirjes dhe koordinimit më të mirë të aktiviteteve partiake në çdo lagje dhe vendbanim. U vlerësua unanimisht që brenda një afati prej 30 ditësh të mbahen kuvendet e nëndegëve, si dhe Kuvendi i Degës së BDI-së në Kërçovë.

Nga aktivi i BDI-së u shpreh falënderim ndaj anëtarëve dhe përkrahësve për përkushtimin e tyre ndaj parimeve dhe programeve politike të partisë, duke theksuar se BDI mbetet e përkushtuar në shërbim të qytetarëve.

Banner

Related posts

Bebe Rexha publikon një fotografi nga fillimet e karrierës ku dukej shumë më ndryshe se sot

admin

Sot 30.04.2023 iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare nga fshati Ladorisht, Xhevahir Çollakut.

admin

Fillon fushata zgjedhore, Antikorrupsioni: Ndalohet ryshfeti dhe presioni ndaj votuesve

Gjyla Halili