AKTUALE

Paga deri në 6.700 euro dhe punë për gjithë jetën: BE hap konkurs prestigjioz

Banner

Pas një pauze shtatëvjeçare, Bashkimi Evropian rifillon konkursin prestigjioz për të rekrutuar gjeneratën e re të administratorëve të lartë që do të menaxhojnë ekonominë e dytë më të madhe në botë në institucionet përbrenda unionit.

Procesi i seleksionimit përfshin teste psikometrike, vlerësim të njohurive për BE-në dhe shkrim eseje për kandidatët që kalojnë fazat fillestare.

Sipas Andrash Banet, partner ekzekutiv i EU Training, që përgatit kandidatët për këtë proces:

“Kjo është punë për gjithë jetën. Një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillim të qëndrueshëm të karrierës, pagë të lartë dhe të gjitha benefitet shtesë.”

Kandidatët e suksesshëm do të emërohen në nivelin AD-5, me pagë mujore nga 5.973 deri në 6.758 euro. Ata kanë mundësinë të avancojnë në burokraci dhe të marrin role ndikimi në zyrat e komisarëve, pjesë e ekipeve elitë këshilltarësh që kontribuojnë në formësimin e politikave kyçe.

Konkursi për diplomantë të profileve të ndryshme, i organizuar nga Zyra Evropiane për Seleksion të Personelit (EPSO), është i hapur nga ky të Enjte deri më 10 Mars.

Përparësi për kandidatët e rinj

Zyrtarët e Komisionit bëjnë me dije se Presidentja Ursula von der Leyen dëshiron tërheqjen e të rinjve dhe të ambiciozëve që të kenë mundësi për avancim në një institucion historikisht të hierarkizuar.

Shtatëvjeçarja pauzë në konkurs ka ardhur si pasojë e kalimit të testimit në format plotësisht online, duke eliminuar fazën e vlerësimit në qendrat e testimit dhe shkurtuar kohëzgjatjen totale të konkursit EPSO.

Siguri për karrierë

Kandidatët e suksesshëm kanë punë të garantuar për gjithë jetën. Nga rreth 50.000 të regjistruar, vetëm 1.200 marrin ofertë direkte, ndërsa të tjerët vendosen në listë rezervë, dhe nga këta, rreth 30% mund të presin një ofertë reale pune.

Banet thekson se ky proces krijon frustrim tek kandidatët që përfundojnë të gjitha fazat, por nuk janë ende të sigurt nëse do të punësohen.(INA)

Banner

Related posts

Komuna e Tuzit ndan 5000 euro për të prekurit nga fatkeqsia natyrore në Turqi dhe Siri

admin

“Patentë shoferi”, Mitreski: Kuvendi do të ndërmerr masa urgjente

Gjyla Halili

DASH: Kërcënimi për sulme terroriste në RMV – ”mesatarisht i lartë”

admin