AKTUALE

Ali Ahmeti pranon një dhuratë të çmuar nga piktori Elmedin Asani

Banner

Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, iu dorëzua një dhuratë e veçantë artistike nga piktori i njohur Elmedin Asani. Vepra artistike përmbledh rrugëtimin historik të brezave liridashës, duke ruajtur kujtesën për ata që i paraprinë luftës çlirimtare dhe duke pasqyruar guximin, sakrificën dhe idealin e tyre për liri.
Kjo pikturë, e dhuruar si shenjë respekti dhe miqësie nga Elmedin Asani, ka një domethënie të veçantë personale dhe historike, duke zënë vend nderi në zyrën e Ali Ahmetit dhe në selinë qendrore të BDI-së.
Heronjtë e paraqitur në këtë vepër janë bashkëluftëtarë dhe vëllezër të idealit, me të cilët u nda ëndrra për liri, barra e një misioni të shenjtë dhe besimi i palëkundur se vendi do të ngrihej i lirë dhe dinjitoz për brezat që vijnë. Ata përfaqësojnë bërthamën e rezistencës dhe të çlirimit të Kosovës, nga Drenica, Llapi dhe Dukagjini, një brez i pathyeshëm që i dha vendit lirinë.
Kjo vepër do të mbetet dëshmi e përhershme se liria nuk ishte rastësi, por fryt i bashkimit, vendosmërisë dhe sakrificës së atyre që nuk u dorëzuan kurrë.
Lavdi dhe nderim i përjetshëm luftëtarëve të lirisë./tv Gurra

Banner

Related posts

Abdixhiku takon Ali Ahmetin: Gjuha shqipe e historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm në RMV

Gjyla Halili

Sali Berisha akuza të forta ndaj SPAK-ut: Altin Dumani komisar politik i PS-së

admin

Diaspora nesër voton, ja sa janë paraqitur edhe pse atje ditë pune

Gjyla Halili