AKTUALE

Ahmeti në Hotël për ngushëllime te familja e dëshmorit Emerllahu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë, realizoi sot qëndroi për ngushëllime te familja e dëshmorit Hasip Emerllahu, në fshatin Hotël, me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Gjatë vizitës, Ahmeti shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Emerllahu, duke vlerësuar lart sakrificën e nënës së dëshmorit dhe rolin e pazëvendësueshëm të nënave që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë dhe të ardhmen e popullit shqiptar.

“Sakrifica e këtyre nënave është themeli i lirisë sonë dhe meriton respektin dhe nderimin më të lartë institucional dhe kombëtar,” u shpreh Ahmeti.
Lavdi dëshmorëve të kombit 🇦🇱

Ja postimi plotë:

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, zhvillova një vizitë ngushëlluese te familja e dëshmorit Hasip Emerllahu, në fshatin Hotël, për të shprehur ngushëllimet e mia me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Sakrifica e kësaj nëne, ashtu si e të gjitha nënave që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë dhe mirëqenien e popullit shqiptar, meriton respektin dhe nderimin më të lartë.

Lavdi dëshmorëve të kombit 🇦🇱

Banner

Related posts

LETËR NGUSHËLLIMIme rastin e ndërimit jetë të H. Hfz. Bajram Ajetit

admin

Kusari-Lila dhe Gërvalla në Kanada, zhvillojnë takime të rëndësishme

Gjyla Halili

Hoti: Kosova asnjëherë më shumë nuk është kritikuar në Komitetin për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan

admin