AKTUALE

Më ftohtë në Berovë, Kodër të Diellit dhe Hanet e Mavrovës

Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë, Kodër të Diellit, Pozharanë dhe Hanet e Mavrovës me zero gradë, ndërsa në Demir Kapi, Shtip dhe Gjevgjeli janë matur shtatë gradë, informon DPHM.

Në Kodër të Diellit ka edhe më shumë borë 45 centimetra, në Krushevë shtresa e borës është 19, ndërsa në Hanet e Mavrovës 9 centimetra.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët juglindore. Në vendet më të larta reshjet do të jenë të borës. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 7 deri 11 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira mesatare, erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi juglindor. Në fund të ditës, ndërsa veçanërisht gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë deri 10 gradë.

Banner

Related posts

“T’i japim fund këtij cirku të shëmtuar”, Meta thirrje qytetarëve: Më 11 shkurt të mbrojmë atdheun, ta dëgjojë e gjithë bota…

admin

Presidentja Siljanovska Davkova për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Gjyla Halili

Komandanti i logjistikës së brigadës 115 të UÇK-së Azbi Nuredini i bashkohet LD-së, Mexhti: Ndryshimi bëhet më persona kombëtarë

Gjyla Halili