AKTUALE

Arrestohet Ejup Rustemi?!

Ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi , është arrestuar nga policia, por ende nuk dihet arsyeja e saktë e ndalimit të tij, raporton TetovaSot.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ai është shoqëruar nga forcat e rendit, ndërsa institucionet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi rastin.

Rustemi ka mbajtur disa pozita të rëndësishme publike, kryesisht pas ardhjes së BDI-së në pushtet, duke qenë një nga figurat kyçe në sektorin e infrastrukturës dhe transportit. Pritet që në orët e ardhshme të ketë më shumë detaje rreth shkaqeve të arrestimit të tij.

Lajmi është në zhvillim dhe do të pasurohet me më shumë informacione sapo të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet./TS

Banner

Related posts

Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Kujdes, vendimet e Qeverisë së RMV po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Gjyla Halili

“Disa makina dhe një dyqan i shqiptarëve u dogjën” – BDI: Institucionet e vendit po heshtin para veprimeve të urrejtjes, shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit

Gjyla Halili

Berisha thirrje fermerëve shqiptarë: O sot, o kurrë të ngrihen për të drejtat e tyre

Gjyla Halili