AKTUALE

Suksesi që na bënë të lumtur, të gjithëve!

Malësia lind dhe rrit bijtë e bijat e veta, të cilëve për trashëgimi ua lë besën, nderin dhe mikpritjen në oxhak; e ata, për respekt ndaj kësaj trashëgimie, duhet t’ua kthejnë me shkollim, sport dhe kulturë — të gjitha me hapa të sigurt, duke u ngjitur shkallëve të suksesit.
Familjet nga Malësia sot janë në kohën e konkurrimit si shqiptarë, në cilindo shtet të Evropës dhe Amerikës ku ata jetojnë.

Pas yjeve të futbollit nga Malësia, si Admir
Mehmedi, Shkodran Mustafi dhe disa të tjerë, hapat e tyre po i ndjek edhe një numër i madh i të rinjve në rangjet e moshave që kanë, duke na siguruar se janë në rrugën e duhur, padyshim me përkrahjen dhe ndihmën e familjarëve.

Ilzim Bajrami nga Sërmnova, e Gostivarit, është shembulli dhe krahu i pathyeshëm i nipit të vet nga vëllai, Metin Bajrami, i cili e surprizon atë, familjen dhe të gjithë ne me aftësitë dhe rezultatet që tregon në fushë, duke shënuar dhe duke i sjellë rezultate të shkëlqyera ekipit të vet, VfB Stuttgart.

Ai dhe të tjerët si ai na bëjnë krenarë, si në fushën e sportit, ashtu edhe në drejtimet e shkollimit, në të gjitha degët që vetë i zgjedhin.

Metin Bajrami, të duam të shëndetshëm, duke u ngjitur lart e më lart shkallëve të suksesit!
Respekt për prindërit, axhallarët, me gjithë familjen e ngushtë dhe të gjerë!
Suksese!

04.02. Sërmnovë
Daja Luan Veliu

Banner

Related posts

Harry Bajraktari takon Presidentin Bill Clinton dhe Hillary Clinton në nder të Eliot Engel

Gjyla Halili

“Kurti gaboi që ndërhyri në RMV”, Ahmeti porosi popullit të Kosovës: Dilni, votoni më 9 shkurt dhe vendosni – shkoni drejt Europës apo do të qëndroni me Rusinë?

Gjyla Halili

Manoleva: Rritet interesimi për vaksina kundër kollës së mirë

Gjyla Halili