AKTUALE

Rina Ajdari: Pa ndryshime kushtetuese, vendi po shkon drejt izolimit dhe stagnimit

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke theksuar se Maqedonia e Veriut po përballet me izolim ndërkombëtar, stagnim ekonomik dhe zbatim të mangët të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Sipas Ajdarit, mungesa e ndryshimeve kushtetuese po e mban vendin të bllokuar në proceset integruese dhe po prodhon pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët. Ajo vlerëson se përfaqësimi i drejtë, i garantuar me ligj, po mbetet vetëm në nivel deklarativ, pa zbatim real në institucionet shtetërore.

Në këtë kontekst, deputetja e BDI-së ka kritikuar emërimin e fundit të një këshilltareje të kryeministrit, e cila është autore e ligjit të kontestuar për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe e njohur për qëndrime nacionaliste.

Sipas Ajdarit, një emërim i tillë dërgon mesazh të gabuar dhe cenon seriozisht besueshmërinë e institucioneve që duhet të mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut.
“Ky nuk është hap drejt reformave, por drejt thellimit të krizës institucionale dhe politike. Vendime të tilla tregojnë mungesë vullneti për barazi reale dhe bashkëjetesë funksionale,” ka deklaruar Ajdari.

Ajo ka paralajmëruar se, nëse vazhdohet me këtë qasje, pasojat do t’i ndiejnë drejtpërdrejt qytetarët dhe se sistemi shtetëror po shkon drejt një degradimi serioz, duke humbur besimin publik dhe stabilitetin demokratik.

Related posts

Më e mirë e ëma apo e bija’ – Keisi Medini prezanton nënën e saj

admin

Mexhiti: Ne nuk e shënojmë Marrëveshjen e Ohrit me Noizyn!

Gjyla Halili

841 kundërvajtje rrugore, 214 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili