AKTUALE

Abdulselam Selami: Përfaqësimi i shqiptarëve në bordet publike është i padrejtë

Këshilltari i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Abdulselam Selami, ka reaguar pas seancës së sotme të Këshillit, në të cilën u votuan anëtarët e bordeve drejtuese të ndërmarrjeve publike.

Sipas Selamit, grupi i këshilltarëve të AKI-së nuk e ka mbështetur këtë pikë të rendit të ditës për shkak të, siç u shpreh ai, mungesës së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në këto borde.

Ai theksoi se nga koalicioni VLEN është përfshirë vetëm një numër simbolik i anëtarëve shqiptarë, çka sipas tij nuk pasqyron realitetin demografik të qytetit dhe as parimin e përfaqësimit të barabartë.

“Ne kërkojmë një Shkup të barabartë për të gjithë qytetarët dhe në këtë drejtim nuk do të bëjmë kompromis”, deklaroi Selami, duke bërë thirrje për mbështetjen e qytetarëve në realizimin e këtij qëllimi.

Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e përfaqësimit etnik në institucionet publike mbetet një nga temat më të diskutuara në skenën politike lokale.

Banner

Related posts

Publikohet emrat e ministrave të BDI-së që do të jenë pjesë e kabinetit të kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi

Gjyla Halili

Abazoviq akuzon rëndë qeverinë e Malit të Zi: Duan t’i zhdukin shqiptarët bashkë me Ulqinin

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi shpërthen pas vendimit për emrat e rrugëve në Tetovë: “Po fshihet historia shqiptare, këtu vendoset vija e kuqe!”

Gjyla Halili