AKTUALE

Marshi i 17 shkurtit – “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik se ka siguruar lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës për shfrytëzimin e hapësirës publike, me qëllim të organizimit të marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë!”.

Marshi, tashmë do të mbahet më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur nga organizatorët dhe me legjislacionin në fuqi.

“Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga Komuna, leja është dhënë për përdorimin e hapësirës publike në orarin e kërkuar, duke garantuar kështu mbarëvajtjen e aktivitetit qytetar në mënyrë paqësore dhe të rregullt”, shkroi platforma në Facebook.

Njëherësh, Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet.

“Ky marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”, shkruhet në Facebook.

Banner

Related posts

Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Kujdes, vendimet e Qeverisë së RMV po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Gjyla Halili

Debat Plus në Klan M/Grubi sfidon VLEN-in: Le të bëhemi bashkë dhe të themi se nuk formojmë qeveri pa ndryshime kushtetuese

Gjyla Halili

25 vjet nga Ohri, misioni mbetet një: ta zbatojmë Marrëveshjen Porosia e Denion Meidanit

Gjyla Halili