AKTUALE

Lamert: KE është e përkushtuar ndaj problemit të operatorëve të transportit dhe po punon për zgjidhjen e tij

Komisioni Evropian është i vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura nga transportuesit nga Ballkani Perëndimor dhe po e ndjek me kujdes situatën me bllokadat e pikave kufitare dhe është në kontakt me partnerët nga rajoni. Kështu deklaroi dje zëdhënësi i KE-së për çështje të brendshme, Markus Lamert, transmeton Portalb.mk.

“Jemi të vetëdijshëm se një numër i madh profesionistësh nga vende të treta mund të kenë nevojë të qëndrojnë në zonën Shengen më shumë se 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh. Kjo përfshin profesione me mobilitet të lartë, siç janë shoferët e kamionëve, por edhe sportistët dhe artistët. Kjo lidhet gjithashtu me rregullat kombëtare dhe marrëveshjet ekzistuese bilaterale”, tha Lamert.

Ai shtoi se kjo është çështje ndaj së cilës janë plotësisht të përkushtuar dhe për të cilën po punojnë dhe po e shqyrtojmë në kuadër të përgatitjeve të strategjisë së ardhshme të vizave, të cilën do ta publikojnë këtë javë.

Transportuesit nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi dje i kanë bllokuar të gjitha pikat kufitare, pas vendimit të Komisionit Evropian nga muaji prill, sistemit EES, sipas të cilit transportuesve që me kamionë transportojnë produkte dhe mallra u lejohet qëndrimi në vendet e zonës Shengen vetëm 90 ditë. Ata kërkojnë që të gjendet ndonjë zgjidhje sepse me këto rregulla do të ketë kolaps të plotë të ekonomisë në rajon.

Banner

Related posts

Limani me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me nevojë: Kjo ditë le të jetë nxitje për ndryshime konkrete në infrastrukturë dhe ndërgjegjësim për një shoqëri të barabartë për të gjithë

Gjyla Halili

Ashpërsohet retorika mes kandidatëve për president, reagime për fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes

Gjyla Halili

Shkollat ku do të votohet në zgjedhjet, më 23 prill dhe 7 maj do të punojnë deri në orën 11

Gjyla Halili