AKTUALE

Myftiu dr. Selver Xhemaili merr pjesë në organizimin fetar të Xhamisë Shqiptare në Cyrih

Banner

Delegacioni i BFI- i udhëhequr nga Reisul Ulema h.hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës dr. Selver Xhemaili dhe drejtori për diasporë Mafiz ef. Rustemi mori pjesë në organizimin fetar të organizuar nga Xhamia Shqiptare në Cyrih, një ngjarje me rëndësi të veçantë për komunitetin mysliman shqiptar në Zvicër.

Ky organizim u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë e besimtarëve dhe nga një atmosferë e thellë shpirtërore e solidariteti.

Gjatë këtij aktiviteti fetar dhe solidar të moderuar nga imami i Wilit Bekim ef. Alimi u arrit të tubohen gjithsej 870.000 franga zvicerane, mjete këto që do të shërbejnë për zgjerimin e vakfit të Xhamisë Shqiptare në Cyrih, duke krijuar kushte më të mira për ushtrimin e aktiviteteve fetare, edukative dhe kombëtare.

Ky organizim dëshmoi edhe një herë unitetin, bujarinë dhe përkushtimin e shoqërisë shqiptare në Zvicër për zhvillimin e jetës fetare dhe forcimin e institucioneve islame.

Falenderojmë për mikëpritjen imamin hfz. Nebi ef. Rexhepi si dhe kryesinë e xhamisë të udhëhequr nga h. Ismail Ademi.

Banner

Related posts

Ambasada e Gjermanisë në Shkup me njoftim rreth termineve për viza

admin

Grubi: I përjetshëm qoftë kujtimi për familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit

admin

Kovaçevski – Stoltenberg: Të bashkuar dhe të fuqishëm bashkë në NATO, Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti

admin