Ndërprerja e qarkullimit transportues në vendkalimet kufitare në vend është njoftuar për sot nga ora 12 për shkak të protestës publike të organizuar nga asociacioni “Makam-trans”, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
Protesta është planifikuar të mbahet në pikat kufitare vijuese: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe Bllatë, me ç’rast do të mbyllen korsitë rrugore dhe terminalet që dedikohen për qarkullimin e mallrave.
Qarkullimi i udhëtarëve, siç thonë nga MPB, do të zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha vendkalimet kufitare.
Sipas njoftimit të organizatorit, protesta është parashikuar të zgjasë deri në shtatë ditë, me mundësi për ndërprerje edhe më herët nëse në ndërkohë vjen në tejkalimin e arsyeve për të cilat është organizuar.
Nga MPB theksojnë se do të ndërmarrin masa dhe veprime përkatëse për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, si dhe për të siguruar trafik të sigurt dhe të pandërprerë, me theks të veçantë në lëvizjen e automjeteve të udhëtarëve, autobusëve dhe mjeteve të cilat transportojnë ilaçe, bagëti, mallra të rrezikshme dhe dërgesa të tjera me prioritet.
MPB u bën apel qytetarëve dhe transportuesve që të informohen në kohë për gendjen në pikat kufitare, të ndjekin komunikimin zyrtar dhe, nëse është e nevojshme, të përdorin pika alternative kufitare.