AKTUALE

REISUL ULEMA NË VIZITË ZYRTARE TE DREJTORIA E PËRGJITHSHME E VAKËFEVE TË TURQISË

Banner

Kryetari i Bashkësia Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, H. Irsal ef. Jakupi, Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Manastirit, H. Amit ef. Rasimi, përgjegjësi për marrëdhënie me Turqinë, Mr. Nizam Rashit, Drejtori i Vakëfit, Mr. Femi Ebibi dhe Drejtori për Diasporë, Mr. Mafiz Rustemi, realizoi një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë (T. C. Vakiflar Genel Müdürlüğü).

Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame, u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Sinan Aksu, me të cilin u zhvilluan bisedime të zgjeruara në frymë bashkëpunimi institucional, mirëkuptimi të ndërsjellë dhe vlerësimi të lartë për trashëgiminë e përbashkët të vakëfeve. Gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm dhe e ruajtjes të objekteve të vakëfeve si pjesë përbërëse e identitetit fetar, kulturor dhe historik të hapësirës sonë të përbashkët.

Në kuadër të kësaj vizite u nënshkrua një protokoll bashkëpunimi për restaurimin e dy objekteve vakëfi me rëndësi të veçantë historike dhe fetare: Xhamisë Haxhi Balaban në Shkup dhe Xhamisë së Larme (Pashës) në Tetovë. Po ashtu, gjatë bisedimeve u trajtuan edhe një sërë projektesh të tjera, me fokus në restaurimin, mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e pasurisë së vakëfit në shërbim të shoqërisë dhe besimtarëve.

Ky protokoll përfaqëson gjithashtu, një hap konkret dhe të qëndrueshëm drejt ruajtjes, restaurimit dhe bartjes drejt së ardhmes të trashëgimisë sonë të përbashkët, duke forcuar më tej bashkëpunimin institucional dhe lidhjet shpirtërore në kuadër të hapësirës sonë të përbashkët kulturore e fetare.

Bashkësia Fetare Islame shpreh bindjen e plotë se ky bashkëpunim edhe në vazhdim, do të sjellë rezultate të dobishme, afatgjata dhe të qëndrueshme, në shërbim të trashëgimisë sonë, besimtarëve dhe brezave që do të vijnë.

Banner

Related posts

Daut Dauti: Kursi për Evropë, determinues për zgjedhjet e ardhshme

admin

453 persona nga Maqedonia kanë votuar në zgjedhjet e djeshme në Bullgari

admin

Punësimet në filialin e CEMV-së në Strugë dhe Hidrocentralin në Dibër, reagon BDI

Gjyla Halili