AKTUALE

Shoqata “Malësia e Madhe” në Miçigan nis organizimin e Ansamblit Folklorik

Banner

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Miçigan ka njoftuar fillimin e organizimit të Ansamblit “Malësia e Madhe”, një iniciativë e re kulturore që synon ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e folklorit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ansambël ftohen të bëhen pjesë instrumentalistë të çiftelisë, bilbilit, fyellit, lahutës dhe sharkisë, këngëtarë, si dhe të gjithë dashamirësit e muzikës dhe traditës popullore shqiptare nga komuniteti shqiptar në Miçigan dhe më gjerë.

Sipas njoftimit të Shoqatës, takimi organizues do të mbahet më 26 janar 2026, në orën 7:00 të mbrëmjes, në ambientet e Shoqatës “Malësia e Madhe”, në adresën 39573 Mound Rd, Sterling Heights, MI 48310.

Kjo nismë vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Shoqatës “Malësia e Madhe” për të forcuar identitetin kombëtar, për të përcjellë traditat brez pas brezi dhe për të pasuruar jetën kulturore të komunitetit shqiptar në diasporë.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë projekt kulturor me vlera të veçanta kombëtare.

Ja postimi plotë:

NJOFTIM
Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” njofton të gjithë instrumentalistët e çiftelisë, bilbilit, fyellit, lahutës dhe sharkisë, kengetaret, si dhe te gjithe dashamirësit e folklorit në komunitetin shqiptar të Michiganit, se do të filloje organizimi i Ansamblit “Malësia e Madhe” në Michigan, me qellim ruajtjen dhe promovimin e folklorit dhe kulturës shqiptare në Amerike.

Takimi organizues do të mbahet më 26 janar 2026, në ora 7:00 të mbrëmjes, në zyren e Shoqats “Malësia e Madhe” në adresën,
39573 Mound Rd, Sterling Heights, MI 48310.
Te gjithë të interesuarit jane të mirëpritur.

Banner

Related posts

Kuzeska: Pse po mbrohen zyrtarët aktualë të policisë, por po bëhet hetim ndaj ish-zyrtarëve

Gjyla Halili

VLEN: Me BDI “non grata” shëndetësia ishte në “vdekje klinike”

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Një betejë e fituar, por rreziku ende ekziston! Agonia vazhdon!

Gjyla Halili