AKTUALE

Shoqata Iliria e Londonit fton komunitetin shqiptar në protestën “JO NË EMRIN TIM” në Toronto

Njoftim për komunitetin shqiptar në London, Ontario

Shoqata Iliria e Londonit njofton komunitetin shqiptar për protestën paqësore “JO NË EMRIN TIM”, e cila do të mbahet të dielën, më 25 tetor 2026, në Queen’s Park, Toronto.

Sipas organizatorëve, protesta ka karakter kombëtar dhe organizohet në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të liderëve të saj, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

I inkurajojmë të gjithë bashkatdhetarët të bashkohen në këtë protestë paqësore për të ngritur zërin për drejtësi, dinjitet dhe respekt ndaj historisë, sakrificës dhe vuajtjeve të popullit tonë.

📅 Data: E diel, 25 tetor 2026
🕐 Ora: 13:00–16:00
📍 Vendi: Queen’s Park, Toronto

🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱

Banner

Related posts

Abdulselam Selami: Heqja e Balancerit, në përkthim do të thotë prishje e harmonisë multietnike në institucionet publike!

Gjyla Halili

Mbledhje e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane

admin

Drejtori Halili: 3 milionë denarë ndahen për hulumtuesit e rinj për realizimin e projekteve të gjelbërta

admin