AKTUALE

Myftiu i Tetovës mori pjesë në panelin shkencor kushtuar Israsë dhe Miraxhit në Shkup

Banner

Më 15 janar 2026, Myftiu i Tetovës, dr. hfz. Selver Xhemaili, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, me ftesë të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, mori pjesë në panelin shkencor të organizuar nga Myftinia e Shkupit, kushtuar ngjarjes madhore të Israsë dhe Miraxhit, nën udhëheqjen e Reisul Ulemas, h. hfz. Shaqir ef. Fetai.

Paneli mblodhi dijetarë, imamë dhe studiues nga vendi, duke ofruar një hapësirë reflektimi dhe diskutimi rreth dimensioneve shpirtërore, teologjike dhe edukative të ngjarjes së Israsë dhe Miraxhit.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Myftiu i Tetovës, dr. hfz. Selver Xhemaili, prezantoi temën “Israja dhe mesazhi i saj”, ku theksoi se Israja, përveçse mrekulli hyjnore, përmban mesazhe të thella për besimtarin, duke nënvizuar rëndësinë e besimit të palëkundur, durimit në sprova, lidhjes ndërmjet tokësores dhe hyjnores, si dhe rolin qendror të namazit si dhuratë hyjnore për umetin islam.

Me këtë rast, Myftiu i Tetovës shprehu mirënjohjen për Myftiun e Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë.

Banner

Related posts

Mërgimtari në takimin me Bajram Rexhepi: Nuk do të vij më në vendlindje deri sa të kthehet Ali Ahmeti në qeveri

Gjyla Halili

Besimtarët e komunitetit islam falin namazin e Fitër Bajramit

Gjyla Halili

Deri në 305 km në orë, stuhi të mëdha godasin SHBA-në

Gjyla Halili