AKTUALE

Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë reformën zgjedhore, zgjedhjen e Qeverisë me Badenter, një njësi dhe lista të hapura

Zëdhënësi Ademi ka bërë të ditur se në takimin e radhës ndërmjet kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, do të jenë në fokus disa çështje kyçe që lidhen me reformën zgjedhore dhe funksionimin institucional të shtetit.
Sipas Ademit, dy liderët pritet të diskutojnë mundësinë e kalimit në një njësi zgjedhore me lista të hapura, si dhe modelin e zgjedhjes së Qeverisë me mekanizmin e Badenterit, në funksion të ruajtjes së balancës ndëretnike dhe legjitimitetit politik.
Në agjendë do të jetë gjithashtu edhe roli i Avokatit të Popullit, si institucion kyç për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe garantimin e barazisë në sistemin demokratik.
Ademi theksoi se këto tema janë pjesë e një procesi të gjerë reformues që synon forcimin e demokracisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore.

Banner

Related posts

Ministrat munguan shpesh në Kuvend

admin

Osmani nga Turqia: OSBE mbështetje për rritjen e përpjekjeve për ndihmë humanitare

admin

Ahmeti për takimin Vuçiq-Kurti në Ohër: Po bëhen hapat e fundit drejt pajtimit, inkurajojmë autoritetet e Kosovës

admin