AKTUALE

Partia PDE e Arjanit Hoxhës pranoi të shkrihet në BDI

Partia e Arjanit Hoxhës PDE sot ka marrë vendim që të pranojë ftesën e BDI-së për t’u bërë pjesë e saj.

“Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane, në mbledhjen e mbajtur sonte, shqyrtoi ftesën e Bashkimit Demokratik për Integrim për sa bashkimit të forcave politike në kuadër të një formacioni politik.

Duke konsideruar momentumin politik si të rëndësishëm për sa i takon unifikimit politik sa më të madh të shqiptarëve si dhe për të artikuluar sa më fuqishëm në kuadër të një zëri politik sidomos pas Kongresit të BDI-së, ndryshimeve të ndodhura dhe rezolutave të sjella, Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane vlerëson se duhet t’i jepet shans një bashkimi në kuadër të një partie politike që do të vazhdoje të jetë zëri kryesor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kuvendi Qendror autorizoi kryetarin e partisë për të vijuar bisedimet me kryetarin e BDI-së dhe për të gjetur formën dhe modelin më të mirë për përmbylljen këtij procesi”, thuhet në njoftimin e PDE-së.

Banner

Related posts

Shteti dëmshpërblim 108 milionë euro Agon Channel, Meta: Mediave duan t’u mbyllin gojën, do të vijnë gjoba të tjera edhe më të rënda

admin

Ali Ahmeti nga Dibra: Për 22 vite na ka votuar populli, vazhdojmë fuqishëm më 8 maj rrethojmë numrin 4

Gjyla Halili

Nikollë Camaj në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut: Fqinjësia e mirë është themel i stabilitetit në Ballkan

Gjyla Halili